Gratë, zë i fuqishëm në kongresin e 23 dhjetorit

Mos i humb

Në Kongresin mbarë kombëtarë që do të mbahet në Prishtinë me 23 dhjetor i organizuar nga Uniteti Global Alban në bashkëpunim me shoqërinë civile, shoqata e biznese nga mbarë shqiptaria dhe diaspora, gratë do ta kenë vendin e tyre meritor kur dihet që gruja është zë i fuqishëm i shoqërisë.

Pjesëmarrës në këtë kongres do të ketë nga të gjithë trevat shqiptare dhe nga diaspora. Mimoza Abrazhda nënkryetare e Unitetit Global ka konfirmuar se në këtë kongres zëri i gruas do të jetë i fuqishëm dhe do të kontribojnë si në organizim dhe në aktivitete që do të organizojë Uniteti Global Alban.

Në këtë Unitet numri i grave është i konsiderueshëm dhe u jepet përparësi edhe në vendimmarrje, gjithashtu për Kosova Post, Luljeta Kryeziu anëtare e kryesisë në këtë UGA tha se edhe konfirmimet që janë bërë për të marrë pjesë në këtë kongres posedojnë një numër të madh të grave, ajo shtoj se edhe gruaja në shekuj ka treguar se ka qenë kontribuese në qështjen Kombëtare. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit