Greenpeace: Do të vriste gjysmë milion banorë

Mos i humb

Sony/ PlayStation 5 del në shitje më 12 nëntor

Prodhuesi  i video lojërave në shtëpi PlayStation 5 është vendosur të dalë më 12 nëntor, ka njoftuar Sony, Së...

Parlamenti sot në seancë, nga interpelanca me ministren Balluku tek dekretet e Presidentit, ja çfarë pritet

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare ku do shqyrtohen 5 dekretet e presidentit për shtetësinë, për pronat e paluajtshme, për...

Konflikti në Mesdheun Lindor, Erdogan i “shtrin dorën” Mitsotakis por paralajmëron presidenten greke

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në një dalje publike ditën e sotme pas faljes të së premtes, është shprehur se Ankaraja është...

Drejtori i FBI-së: Rusia nuk heq dorë nga ndërhyrja në zgjedhje

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray paralajmëroi ligjvënësit se Rusia nuk po heq dorë nga përpjekjet për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve...

Një studim i Greenpeace tregon se çfarë mund të ndodhë, nëse Gjermania sulmohet me armë bërthamore. Sipas një simulimi, prej një bombe të vogël bërthamore, në Berlin do të vdisnin menjëherë rreth 145,000 vetë.

Prej një sulmi bërthamor ndaj qyteteve më të mëdha të Gjermanisë do të gjenin menjëherë vdekjen qindra-mijëra vetë, kurse dhjetëra-mijëra të tjerë do të prekeshin nga sëmundje afatgjata si kanceri. Këto janë të dhënat e një studimi të fundit të Greenpeace të bërë me ndihmën e një “nukemap”, një simulim kompjuterik i realizuar nga fizikania Oda Becker, e cila përllogariti pasojat e sulmeve me bomba bërthamore në zona të caktuara në Gjermani.

Tri simulime dhe skenare

Sipas simulimit të parë një bombë relativisht e vogël me fuqi shpërthyese prej 20 kilotonësh – e barabartë me forcën shpërthyese të 20,000 tonëve dinamit – do të vriste në Berlin menjëherë rreth 145,000 vetë. 25,000 syresh do të vriteshin nga presioni dhe vala e nxehtësisë që rezulton pas shpërthimit, ndërsa 120,000 të tjerët do të vriteshin nga efektet e rrezatimit bërthamor në zonën përreth. “Përveç tyre më vonë do të gjenin vdekjen edhe më shumë se 50,000 të tjerë për shkak të kancerit”, thuhet në raport.

Sipas skenarit të dytë nëse një bombë bërthamore me peshë 550 kilotonë do të godiste Frankfurtin do të vdisnin menjëherë rreth rreth gjysmë milioni banorë. Pak më shumë se gjysma e viktimave do të vriteshin nga valët e nxehtësisë dhe nga presioni, si dhe nga efektet e menjëhershme të rrezatimit.

Skenari i tretë analizon efektet e një sulmi ndaj bazës ajrore Byhel në Gjermaninë perëndimore, ku sipas raporteve jozyrtare, SHBA ka armë bërthamore me një forcë shpërthyese prej 170 kilotonësh secila. Në një rast të tillë, sipas simulimit do të kishte 130,000 vdekje të menjëhershme, dhe rreth 107,000 prej pasojave të rrezatimit.

Protesta kundër armëve bërthamore

Sipas deklaratës së organizatës Greenpeace, ajo e kishte porositur këtë studim për të nxitur “diskutimet e nevojshme për një bote pa armë bërthamore” dhe në përkujtim të 75 vjetorit të Hiroshimës. Greenpeace organizoi po ashtu një protestë pranë me ballon me ajër bazës ajrore Byhel.

“Vrasjet masive si ato të shkaktuara nga bomba atomike mbi Hiroshima nuk duhet të ndodhin kurrë më,” tha zëdhënësi i Greenpeace për çarmatimin bërthamor, Christoph von Lieven gjatë protestës. Qeveria gjermane duhet të sigurojë që nga Gjermania të tërhiqen jo vetëm ushtarët amerikanë, siç njoftoi Presidenti amerikan Donald Trump, por edhe bombat bërthamore, shtoi ai.

5 gushti shënon 75 vjetorin e datës kur SHBA hodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore një bombë bërthamore mbi qytetin japonez të Hiroshimës duke vranë menjëherë 70,000 vetë. Kjo ishte arma e parë bërthamore e përdorur ndonjëherë në luftëra.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Vdes 54 vjecari sepse konsumonte çdo ditë karamele me mente dhe likuaricia

Një punëtor ndërtimi në shtetin amerikan të Massachusetts vdiq për shkak të një zakoni të pashembullt – ai hante çdo ditë karamele...

VV dhe LDK nuk e votojnë, dështon sërish projektligji për vlerat e UÇK-së

As sot nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës Projektligji për Vlerat e UÇK-së. Projektligji në fjalë në Kuvendin...

Rëndohet bilanci, MSH: Ndërrojnë jetë 3 pacientë me koronavirus, konfirmohen 124 raste të reja

Është rënduar sërish bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, ku pas një dite pa asnjë viktimë, kanë ndërruar jetë tre...

Fiq Të Thatë Me Vaj Ulliri, Kura 40 Ditore E Shëndetit

Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat që vijnë nga një kurë e thjeshtë dhe shumë...

Shkarkimi i Prelës, reagon Salianji: Shpëtoi kriminelë e trafikantë, si duhej as dreqit. Po ju vjen dita!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të prokurores Donika Prela, ish-drejtuese e Krimeve të...