Greqi, disa persona humbin jetën nga përmbytjet

Mos i humb

Si pasojë e përmbytjeve në afërsi të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, kanë humbur jetën të paktën tre persona.

Sipas informacioneve të marra nga shërbimi zjarrfikës grek, është arritur deri tek tre trupa të pajetë mes të cilëve një grua, në Mandra, 40 kilometra larg Athinës.

Theksohet se personat e vdekur janë gjetur gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit të kryer në shtëpitë e përmbytyra.

Gjithashtu është bërë e ditur se qindra persona kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë dhe automjetet e tyre në qytezën bregdetare Nea Peramos, për shkak të përmbytjeve.

Operacionet e shpëtimit vazhdojnë me 125 oficerë zjarrfikës dhe 40 automjete, ndërsa tre persona të shpëtuar janë transferuar në spital.

Më tutje është theksuar se pasagjerët në autobusin e bllokuar në autostradën Athinë-Korinth janë shpëtuar, ndërsa në qytezat Mandra, Nea Peramos dhe Megara është shpallur gjendje e jashtëzakonshme./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit