Greqi: Gjykata pushon çështjen për ish-ambasadoren Ardiana Hobdari

Mos i humb

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pushuar çështjen e vjedhjes së pasaportave në Greqi, ku nën akuzë ishte dhe ambasadorja shqiptare Ardiana Hobdari. Kjo e fundit u akuzua për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ si dhe shtetasi Pervin Gjikuria.

Nga konstatimet e gjykatës, nga aktet e çështjes nuk rezulton që Gjikuria të ketë kryer veprime në kundërshtim me ligjin ose ligjet që normojnë veprimtarinë përkatëse të tij si Konsulli i Përgjithshëm në Janinë.

Kujtojmë se pasaportat shqiptare u vodhën në Greqi më 19 mars 2019. Po ashtu Gjykata sqaron se: “Në lidhje me bllokimin e pasaportave nga ana e autoriteteve doganore greke është bërë për shkak të mosrespektimit të Konventës së Vienës, fakt ky që është audituar nga Ministria më parë dhe është konsideruar i rregullt. Në lidhje me vjedhjen e pasaportave, bëjmë me dije se vjedhja është kryer në momentin që transporti po kryhej në përputhje me Konventën e Vjenës, pasi ishte marrë përsipër nga konsulli me një automjet me targa diplomatike. Pra si bllokimi, po ashtu edhe vjedhja nuk janë kryer për shkak të shkeljes së ndonjë dispozite nga ana e Ambasadores Adriana Hobdari.”.

Duke marrë shkas nga ngjarja në fjalë, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj shkarkoi dje ambasadoren Ardiana Hobdari së bashku me stafin. Tashmë emri i propozuar që i ka shkuar Presidentit Meta, është Luela Hajdaraga. Kjo e fundit ka ndjekur studimet e mesme dhe të larta në SHBA, këto të fundit për Psikologji, teksa në 2004- 2008 është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në universitetin shtetëror të ‘New York Empire State College’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit