Greqi, protesta e mësuesve shoqërohet me incidente

Mos i humb

Mësuesit me kontratë kanë mbajtur një protestë në kryeqytetin grek, Athinë, e cila o shoqërua edhe me përplasje midis disa grupeve dhe forcave policore.

Qindra protestues, shumica mësimdhënës me kontratë, të cilët marshuan në drejtim të Sheshit Sintagma në qendër të qytetit me thirrje të sindikatave të ndryshme, protestuan kundër një projektligji i cili parasheh ndryshimin e kritereve të punësimit të mësimdhënësve.

Protestuesit, të cilët kërkuan takim me kryeministrin Aleksis Tsipras dhe ministrin e Arsimit Kostas Gavroglu, fillimisht tentuan të hyjnë në ndërtesën e kuvendit, ndërsa më pas në rrugën ku gjendet kryeministria.

Disa protestues, të cilët u përballën me pengesë të policisë, u përpoqën t’i rrotullojnë autobusët të cilët kishin mbyllur rrugën, me ç’rast ekipet e ndërhyrjes së shpejtë hodhën gaz lotsjellës.

Ndërkohë, mediumet greke raportuan se dy persona janë lënduar si pasojë e përplasjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit