Greqi, punonjësit e shëndetësisë në grevë

Mos i humb

Mjekët dhe punonjësit e tjerë të sektorit të shëndetësisë në Greqi kanë hyrë në një grevë, në shenjë proteste për masat shtrënguese dhe kushtet e pavolitshme të punës.

Pas thirrjes së Federatës së Punonjësve në Spitalet e Shtetit (POEDIN), punonjësit në sektorin e shëndetësisë mbajtën një grevë katër orëshe në Athinë, dhe njëorëshe në pjesët tjera të Greqisë.

Qindra punonjës shëndetësor kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, ndërsa protestën e mbajtën para godinës së Ministrisë greke të Shëndetësisë në Athinë.

Ata shprehën revoltën e tyre edhe për uljen e të ardhurave si pasojë e krizës ekonomike. Protestuesit tentuan të futen brenda ndërtesës, por u penguan nga policia që rezultoi me përleshje./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit