Greqi/ Shkon në 76 numri i viktimave nga CoVid-19

Mos i humb

Ka shkuar në 76 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mësohet se në orët e fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë të cilët po kuroheshin në Patras, Alexandroupolis dhe Selanik.

Tre viktimat e fundit ishin:

– një burrë 82-vjeçar që ishte shtruar në Spitalin Universitar të Patras

– një 72-vjeçar që ishte shtruar në spital në Universitetin e Alexandroupolis

– një burrë 78-vjeçar i cili ishte trajtuar në Spitalin “Papanikolaou” në Selanik

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 1,735.

Nga 76 vdekjet e regjistruara në vend, 21 ishin gra dhe pjesa tjetër ishin burra. Në total, në vendin fqinj janë testuar gjithsej 25.453 mostra klinike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit