Greqi, tensione në protestën kundër operacionit në Siri

Mos i humb

Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, kanë ndodhur përplasje mes policisë dhe një grupi demonstruesish që po protestonin kundër operacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Siri.

Demonstruesit janë mbledhur në qendër të qytetit me thirrje të Partisë Komuniste të Greqisë, ndërsa kanë marshuar drejt ambasadës amerikane në Athinë.

Grupi i protestuesve tentuan të thyenin statujën e ish-presidentit amerikan Harry Truman që gjendet në afërsi të kryeministrisë dhe presidencës, duke lidhur litarë në të dhe duke u përpjekur t’ia presin këmbët me sharrë hekuri.

Forcat e intervenimit të shpejtë ndërhynë ndaj protestuesve me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

Njoftohet se disa protestues janë lënduar gjatë përplasjes.

Protestuesit po ashtu u përpoqën të sulmojnë ambasadën amerikane dhe atë franceze dhe zyrat e Bashkimit Europian me vezë dhe bojë./Rtv Islam/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit