Greqia hap zjarr ndaj një varke civile në Detin Egje

Mos i humb

Greqia ka hapur zjarr drejt një varke që transportonte civilë jashtë ishullit Rodos në Detin Egje, bëri të ditur sot Komanda e Rojes Bregdetare turke.

Në një deklaratë, komanda tha se dy shtetas turq dhe një sirian u plagosën dhe varka u fundos për shkak të sulmit.

Sulmi ka ndodhur në ujërat greke, 7,2 milje detare nga provinca Muğla e Turqisë.

Theksohet se një ekip i urgjencës që përfshin katër anije dhe një ekip zhytjeje u dërgua pas sulmit.

Personat e plagosur u dërguan në spitalin shtetëror në Marmaris nga ekipi turk i shpëtimit.

Tensionet në rajon janë në rritje për shkak të aktiviteteve të kërkimit dhe shpimit për burime hidrokarbure në Detin Mesdhe.

Ankaraja akuzon Greqinë se po ndjek politika maksimaliste në Mesdheun Lindor dhe nënvizon se pretendimet e saj detare shkelin të drejtat sovrane të Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit