Greqia kërcënon me sanksione Turqinë lidhur me Mesdheun Lindor

Mos i humb

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, në lidhje me aktivitetet e Turqisë për kërkimin e gazit natyror në brigjet e ishullit të Qipros, tha se do të kërkojnë sanksione nga Bashkimi Evropian (BE).

Tsipras, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Greqisë si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm morën pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, i cili u mbajt në ndërtesën e Kryeministrisë.

Në një deklaratë për media pas takimit, Tsipras tha se diskutuan mbi aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor.

Ai njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e qeverisë qipriote greke Nikos Anastasiadis. “Ne ramë dakord për t’u përgatitur para Samitit të BE-së. Nëse konfirmohet që po kryhen punime të shpimit në zonën ekskluzive ekonomik të Qipros (Jugore) kemi vendosur të merren vendime të drejta, përfshirë edhe zbatimin e sanksioneve kundër Turqisë”, tha Tsipras.

Pasi ka mbrojtur idenë e tij se Greqia dhe pala greke qipriote janë në një pozitë të fortë me mbështetjen e BE-së, Tsipras kërcënoi se “do të ketë pasoja nëse të drejtat sovrane të Greqisë ose grekëve qipriotë janë shkelur”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, bëri të ditur se Turqia po kryen shpime dhe kërkime sizmike në shelfin kontinental të Turqisë dhe në pjesën e Qipros Veriore Turke duke licencuar kompaninë aksionare të naftës së Turqisë (TPAO). “Anija jonë FATİH1 ka filluar shpimet në pjesën perëndimore të Qipros”, tha ai.

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, theksoi se nuk do të lejohet grabitja e të drejtave të Qipros Turke dhe turqve qipriotë. “Aktivitetet e eksplorimit, kërkimit dhe të shpimit gjithëpërfshirës dhe afatgjatë në rajon do të vazhdojnë brenda kuadrit të planifikuar pa toleruar mbi të drejtat tona legjitime në zonat tona të liçencuara”, tha ai.

Administrata greke qipriote po liçencon duke tenderuar kompanitë ndërkombëtare 13 parcela të cilat i ka shpallur në mënyrë të njëanshme përreth ishullit.

Zhvillimi i aktiviteteve eksploruese nga pjesa e Qipros greke me kompanitë ndërkombëtare në rajonet ku pala turke pretendon të drejta, shkakton reagimin e Turqisë dhe Qipros Turke të cilat mbrojnë se burimet natyrore të ishullit duhet të ndahen në mënyrë të barabartë.

Turqia gjithashtu ka reaguar arshpër edhe ndaj vendimit që Qirproja greke ka marrë për arrestimin e personelit të anijes për shpime Fatih.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit