Greqia merr oferta për eksplorimin e naftës në det të hapur

Mos i humb

Menaxhimi i Burimeve të Hidrokarbureve (HHRM) bëri të ditur se Greqia ka marrë oferta nga kompanitë kryesore të naftës, Exxon, Total dhe Repsol për eksplorimin e naftës dhe gazit në det të hapur.

Sipas HHRM-së, një nga dy konzorciumet, Exxon, Total dhe Hellenic Petroleum paraqitën një përpjekje për të eksploruar naftë dhe gaz në jug të ishullit Kreta.

Kompania poashtu deklaroi se Hellenic Petroleum gjithashtu ka bashkuar forcat me kompaninë spanjolle Repsol në një përpjekje për të kërkuar hidrokarburet për një bllok në Detin Jon.

Sipas agjencisë shtetërore greke të lajmeve, vlerësimi i ofertave pritet të përfundojë.

Ministri grek i Energjisë, George Stathakis, duke përshëndetur interesin nga kompanitë e naftës tha se ishte një votëbesim për ekonominë e vendit.

Vendi nisi ofertat për eksplorimin e naftës dhe gazit në vitin 2017 në Detin Jon dhe në jug të ishullit të Kretës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit