Greqia njeh liderin e opozitës në Venezuelë si president të përkohshëm

Mos i humb

Qeveria e re e Greqisë është shprehur se njeh udhëheqësin e opozitës të Venezuelës, Juan Guaido, si president i përkohshëm i vendit, duke thënë se kjo do të harmonizojë Greqinë me qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Europian(BE).

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të premten e ktheu pozicionin e qeverisë së mëparshme, i cili u radhit me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro. Rreth 50 vende kanë njohur Guaido-n si president të përkohshëm, duke pohuar se rizgjedhja e Maduro vitin e kaluar ishte jolegjitime.

Ministria e Jashtme e Greqisë njoftoi se ka “vendosur të njohë kryetarin e parlamentit nacional të zgjedhur në mënyrë demokratike, Juan Guaido, si president i përkohshëm i Venezuelës, në mënyrë që ai të thërrasë zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike presidenciale”.

Partia konservatore e vendit, e udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis, fitoi lehtësisht zgjedhjet e së dielës, duke mposhtur qeverinë e mëparshme të krahut të majtë të Alexis Tsipras.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit