Greqia, plan që t’u ofrojë shtetësi investitorëve të huaj

Mos i humb

Në përpjekje për të tërhequr investime të huaja, qeveria greke planifikon të ndjekë vendet e tjera evropiane duke futur stimuj të rinj për investitorët, duke përfshirë një ofertë “qytetarie” për ata që blejnë pasuri të paluajtshme me vlerë të paktën dy milion euro, raporton gazeta greke Kathimerini.

Plani përcakton që investitorët e mundshëm që marrin nënshtetësinë greke, duhet të kenë një vendbanim të përhershëm dhe të kenë një shtëpi me vlerë të paktën 500,000 € dhe të paguajnë të paktën 50,000 € në vit në shpenzimet e mirëmbajtjes.

Ky plan vjen në një kohë kur shumë investitorë jashtë Bashkimit Evropian po kërkojnë destinacione të reja për të blerë pasuri të paluajtshme për shkak të Brexit.

Për më tepër, qeveria greke po shqyrton gjithashtu mundësinë e ofrimit të stimujve për personat fizikë dhe juridikë për të zgjedhur Greqinë si vendin ku do të tatohen të ardhurat e tyre. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit