Greva bllokon arsimin në gjithë Kosovën

Mos i humb

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe të Shkencës së Kosovës do të mbajë sot grevë një ditore në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës. Rrahman Jasharaj, kryetari i SBASHK-ut, ka thënë se greva e së hënës është vazhdimësi e veprimeve sindikale të SBASHK-ut kohën e fundit.

Jasharaj ka thënë se për shkak të mos-realizimit të kërkesave nga qeveria të hënën i tërë sistemi arsimor i Kosovës do të jetë në grevë tërë ditore që fillon në orën 9 dhe përfundon në orën 12, ku do të jenë të punësuarit e të dy ndërrimeve në të njëjtën kohë në greve, poashtu edhe universiteti.

“Nëse kërkesat nuk do të realizohen edhe pas grevës të së hënës, sipas vendimit të Kongresit të SBASHK-ut, greva do të përshkallëzohet në muajin prill”, ka thënë Jasharaj.

“Nëse deri më 13 prill qeveria nuk vepron, atëherë do të jemi të shtrënguar të shkojmë në grevë në kohë të pacaktuar që nënkupton që greva do të zgjasë deri në realizimin e kërkesave të anëtarësisë sonë”, ka thënë Jasharaj.

Siç dihet, kërkesa e grevistëve do të jetë dërgimi në Kuvend i projektligjit për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta. Sipas organizatorëve, të hënën të gjithë arsimtarët duhet të jenë nëpër vendet e tyre të punës nga ora 9-12 për të mbajtur grevën, përderisa nxënësit nuk duhet të shkojnë në shkollë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit