Greva në Aeroportin e Prishtinës nesër do të zgjas 12 orë

Mos i humb

Greva e cila ka filluar para dy ditëve në Aeroportin e Prishtinës është duke vazhduar edhe më tutje. Nesër pritet që greva të zgjas 12 orë.

Sipas zëdhënësit të Aeroportit të Prishtinës, Unidon Krasniqi, gjatë ditës së sotme kanë qenë të planifikuara 16 fluturime ndërsa fluturimet e tjera do të realizohen me vonesë pas orës dymbëdhjetë.

“Gjatë ditës së sotme kanë qenë të planifikuara 16 fluturime në arritje dhe 14 në nisje. Nga këto, 6 fluturime në arritje dhe të njëjtat në nisje janë afektuar si pasojë e grevës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror. Si rezultat, fluturimi i Turkish Airlines është anuluar në arritje dhe rrjedhimisht në nisje ndërkaq të tjerat do të realizohen me vonesa, pas orës 12:00. Ndërsa, nesër greva do të zgjas 12 orë”, tha Krasniqi.

Ndryshe kjo grevë u mbajt si pasojë e pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në Ligjin për Paga, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit