Grevë e përgjithshme në Francë

Mos i humb

Në Francë, një numër i madh grupesh profesionale që reagojnë ndaj iniciativave të reformës qeveritare dhe masave shtrënguese të qeverisë franceze kanë organizuar greva dhe protesta në të gjithë vendin.

Punonjësit e grupeve të profesioneve të ndryshme sot janeë mbledhur për greva dhe protesta në të paktën 50 qytete të Francës.

Në greva dhe protestat që zhvillohen në të gjithë vendin marrin pjesë punonjës nga sektorë të ndryshëm si sektori publik, sektori i hekurudhave, shëndetësisë, energjisë, pastrimit, aviacionit, shërbimet postare, arsimi, etj.

Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) e cila është një prej sindikatave më të mëdha të vendit me mbështetjen e një numri të madh të sindikatave ka bërë thirrje për grevë dhe protesta në të gjithë vendin me sloganin “Bashkimi i përpjekjeve”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit