Grevë e përgjithshme në Francë

Mos i humb

 

 

 

Në Francë, një numër i madh grupesh profesionale që reagojnë ndaj iniciativave të reformës qeveritare dhe masave shtrënguese të qeverisë franceze do të organizojnë greva dhe protesta në të gjithë vendin.

Punonjësit e grupeve të profesioneve të ndryshme sot do të mblidhen për greva dhe protesta në të paktën 50 qytete të Francës.

Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT) e cila është një prej sindikatave më të mëdha të vendit me mbështetjen e një numri të madh të sindikatave ka bërë thirrje për grevë dhe protesta në të gjithë vendin me sloganin “Bashkimi i përpjekjeve”.

Sipas kësaj, në greva dhe protestat që do të zhvillohen në të gjithë vendin do të marrin pjesë punonjës nga sektorë të ndryshëm si sektori publik, sektori i hekurudhave, shëndetësisë, energjisë, pastrimit, aviacionit, shërbimet postare, arsimi, etj.

Në marshimin i cili do të nisë pas drekës në kryeqytetin Paris pritet që të marrin pjesë dhjetëra mijëra persona.

Në grevën dhe protestën e përgjithshme të zhvilluar më 22 mars u deklarua se morën pjesë rreth 500 mijë persona, ndërkohë që në grevën e sotme theksohet se do të rritet edhe më shumë pjesëmarrja pasi kanë dhënë mbështetje më shumë sektorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit