Grevistët mund të mbesin pa paga

Mos i humb

Pa paga mund të mbesin grevistët, ka bërë të ditur anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj.

Sipas saj, kjo mund të ndodhë nëse në Ligjin për Paga bëhen veprime të pakoordinuara.

“Ligjit për Paga i është dashur t’i qaset më ndryshe, në mënyrë që të mos nxiten punëtorët e institucioneve të ndryshme të dalin në grevë. Nuk ka shkuar puna mirë në projektligj. Nëse vërtet bëhen veprime të pakoordinuara të Ligjit për Paga, atëherë rrezikojnë të mos paguhen hiç sepse nuk kanë ku t’i marrin paga”, ka thënë ajo.

Hadërgjonaj po ashtu ka theksuar se sipas mundësive buxhetore edhe do të bëhen rritjet e pagave.“Unë besoj që bashkërisht me ministrin e Financave do të jemi në koordinim të punëve, do të shohim se cilat janë mundësitë buxhetore dhe deri ku ka mundësi të bëhet lëvizja e pagave të personave të ndryshëm në institucione të ndryshme”, ka shtuar ajo.

Grevës në arsim e asaj në shëndetësi së shpejti mund t’i bashkohen edhe shërbyesit civilë, të cilët po ashtu po kërkojnë rritje të pagave. Sipas deputetëve, buxheti i shtetit nuk i përballon të gjitha këto kërkesa, ndërsa analistët politikë vlerësojnë se masivizimi i grevave e rrezikon qeverinë “Haradinaj”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit