Grumbullohen 316 tonë mbeturina

Mos i humb

Mbi 316 tonë dhe 46 mijë thasë me mbeturina kanë arritur të largohen brenda dy ditëve nga vullnetarët e aksionit të përgjithshëm të pastrimit në Kosovë që filloi të shtunën.

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka falenderuar të gjithë ata që kanë marrë pjesë në aksion.

“Aksion i jashtëzakonshëm për të mbrojtur dhe pastruar Kosovën, i inicuar në bashkëpunim me shumë ministri. I falënderoj të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në pastrimin e Kosovës si dhe shkollat që kanë bërë një punë të mrrekullueshme për pastrimin e Kosovës. Mbi 109 mijë vullnetarë kanë marrë pjesë në pastrimin e ambientit dhe mbi 316 tonë mbeturina dhe 46 mijë thasë me mbeturina që kanë arritur të numërohen nga vullnetarët gjithashtu edhe një numër i madh me mbeturina inerte. Sukses i këtij aksioni është angazhimi i qytetarëve në pastrimin e ambienteve”, tha Matoshi.

Ndërkaq drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj, tregoi për planet e aksionit të pastrimit në ditët e ardhshme.

“ Është rast i rrallë që të shtunave kanë dalë mbi 100 mijë qytetarë për pastrimin e Kosovës. Nga nesër do të ketë aksion të pastrimit të deponive ilegale dhe pastrimi i brezit rrugor. Ky aksion i ka kalu të gjitha pritjet tona për pastrimin e Kosovës”, tha Hasanaj.

Ndërkaq Rexhep Kadriu, Zëvendësministër i Infrastrukturës po ashtu foli për planet e tjera të aksionit të pastrimit.

“Kemi punuar në 20 lokacione të Kosovës dhe e kemi në planin tonë që deri në përfundim të aksionit do të vazhdojmë me pastrimin e brezeve rrugore për të cilat kemi grupe të formuara edhe tash, rrugët te cilat i ka në menaxhim MI do të pastrohen nga mbetjet inerte dhe do të mundohemi të krijojmë edhe një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve që qarkullojnë rrugëve të botës e mbeturinat, të cilat i mbajnë në qese i hudhin në Kosovë”, tha Kadriu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit