Grupi i nisur nga Shkupi me biçikleta për në Çanakkala arrin në Turqi

101
0

Grupi prej shtatë personash i cili para disa ditësh u nis nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkup, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve të Luftës së Çanakkalasë ka arritur në Turqi.

Shtatë personat nga vendet e Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Sanxhaku dhe Mali i Zi, u nisën nga Shkupi për në Çanakkala pesë ditë më parë.

Në rutën e tyre nëpërmjet Turqisë, ata kanë përshkuar 650 kilometra, ndërsa në kalimin kufitar Ipsala janë pritur me duartrokitje.

Koordinatori i grupit, Sami Emin (65), tha për AA se janë nisur nga Shkupi për të vizituar varret dhe për t’u lutur për gjyshërit e tyre.

Emin tha se për shkak të kushteve atmosferike, një pjesë e udhëtimit ka qenë e vështirë, ndërsa shtoi se planifikojnë të jenë në Çanakkala në ditën e organizimit të ceremonive përkujtimore.

Më pas, Sami Emin, Qamuran dhe Jashar Hirda nga Maqedonia, Irfan Maliq Domari nga Shqipëria me veshje tradicionale shqipëtare, Ismet Shkulj nga Bosnjë e Hercegovina dhe Adnan Nuhoviç nga Sanxhaku vazhduan rrugën e tyre drejt Çanakkalasë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here