Grupi i PS, Rama-deputetëve: Lërini punësimet me mesazhe, bëni kujdes me qytetarët

Mos i humb

Mbledhja e grupit parlamentar socialist ka përfunduar, dhe burime brenda selisë rozë bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i ashpër me deputetët e tij.

Pas një fundjavë me agjendë në veri të vendit, Rama u kërkon atyre të shpërndahen në zona sa më pranë qytetarëve. “Ata kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre. Bëni kujdes me qytetarët. Mos u merrni me punësimet duke ndërhyrë me mesazhe”, është shprehur Rama.

Ai ka theksuar se zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve, duke u kërkuar “lërini konkurset të funksionojnë”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit