Guaido i bën thirrje opozitës për protestë më 1 maj

Mos i humb

Kreu i Asamblesë Kombëtare i Venezuelës, Juan Guaido, i cili e shpalli veten president i përkohshëm i vendit, i bëri thirrje opozitës që të dalin në rrugë më 1 maj.

Guaido, i mbështetur nga shumë shtete perëndimore dhe të Amerikës Latine përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilët nuk pranojnë legjitimitetin e presidentit venezuelas Nicolas Maduro, u takua me përkrahësit e tij në mitingun e realizuar në sheshin Bolivar në rrethin Chacao të kryeqytetit Karakas.

Ai tha se opozitarët në shtetet tjera të vendit janë të gatshëm për mosbindjet civile dhe protestat, të cilat i quan “Operacioni i Lirisë”.

Guaido bëri thirrje që të gjithë përkrahësit e tij të dalin në rrugë më 1 maj, duke pretenduar se kjo protestë do të jetë më e madhja në historinë e vendit.

Më 1 maj edhe punonjësit publikë dhe anëtarë të Partisë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës në pushtet do të dalin në rrugë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit