Guatemalë, arrestohet ish-zonja e parë Sandra Torres

Mos i humb

Ish-zonja e parë e Guatemalës Sandra Torres, e cila humbi zgjedhjet presidenciale të vendit, u arrestua me akuzën për mashtrime financiare gjatë fushatës.

Policia kontrolloi të hënën shtëpinë e saj dhe e transferoi atë në burg, siç konfirmohet nga një hetues, i cili ka dashur të mbetet anonim, raporton AP.

Torres ishte martuar me ish-presidentin e Guatemalës Alvar Colom, i cili mbante postin nga 2008 deri në 2012, por më vonë u nda nga ai. Ajo humbi zgjedhjet nga kundër kandidatit Alejandro Giamatei muajin e kaluar.

Më parë, kishte akuza se dhurimet për partinë e saj ‘Uniteti për Shpresë’ nuk ishin regjistruar siç duhet dhe se disa fonde publike po transferoheshin për fushatën e saj presidenciale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit