Guterres paralajmëron për konflikt të mundshëm Izrael-Hezbollah

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres paralajmëroi për rritjen e mundësisë për një konflikti të ri të mundshëm ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit.

Guterres për raportin e prezantuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili tregon se dërgimi i armëve për Hezbollahun po vazhdon “në mënyrë të rregullt”, duke iu referuar fjalimeve kërcënuese të anëtarëve të Hezbullahut dhe të Izraelit.

“Kjo shkakton keqkuptime dhe rrit rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit”, tha ai.

Kreu i OKB-së u bëri thirrje palëve të cilët kanë hyrë në luftë në vitin 2006 që “gjithmonë të veprojnë në mënyrë të përmbajtur”.

Në vendimin e OKB-së, i cili i kishte dhënë fund luftës mes Hezbollahut dhe Izraelit kërkohet çarmatimi dhe shmangia nga mobilizimi i Hezbollahut dhe të gjithë militantëve të tjerë në Liban./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit