Guterres thirrje për implementimin e plotë të marrëveshjes për Idlibin

Mos i humb

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bahskuara, Antonio Guterres, të enjten bëri thirrje për implementimin e plotë të marrëveshjes turko-ruse për të parandaluar vazhdimin e dhunës në provincën e Idlibit në veriperëndim të Sirisë.

“Nëse marrëveshja zbatohet në mënyrë të rregullt, mund të shpëtohen nga katastrofa tre milionë civilë, në mesin e të cilave edhe një milion fëmijë”, tha Guterres duke shtuar:

“U bëj thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë marrëveshjen, me një përkushtim të fuqishëm të mbrojnë civilët dhe të sigurojnë qasje humanitare, t’u përmbahen të drejtave humanitare ndërkombëtare dhe urgjentisht të punojnë në avancimin më të mirë të procesit të Gjenevës, veçmas duke mbështetur të dërguarin tim special për formimin e Komitetit kushtetues”.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti rus Vladimir Putin të hënën në Soçi u dakorduan që të vendosin zonë të demilitarizuar në provincën e Idlibit në Siri.

Ndërkohë, forcat turke dhe ruse kanë filluar të kryejnë patrullime të përbashkëta përgjatë zonës së deeskalimit të përleshjeve.

Gutteres falënderoi presidentët turq dhe rusë për përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit