Guterres thirrje për ndërprerjen e operacioneve ushtarake në jug të Sirisë

Mos i humb

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, duke theksuar se konfliktet e përshkallëzuara në jug të Sirisë janë “alarmante” ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake.

Sipas një deklarate nga zyra e sekretarit të përgjithshëm thuhet se Guterres është i shqetësuar thellë për konfliktet në jugperëndim të Sirisë.

Pasi ka rikujtuar marrëveshjen e palëve të arritur vitin e kaluar mes Rusisë, SHBA-ve dhe Jordanisë për pakësimin e tensioneve në jugperëndim të Sirisë, Guterres është shprehur se pavarësisht armëpushimit në rajon konfliktet që përshkallëzohen janë “alarmante”.

Guterres ka tërhequr vëmendjen se konfliktet gjithashtu ndikojnë edhe për ndihmat humanitare, dhe u ka bërë thirrje garantuesve të marrëveshjes që “t‘i përmbahen armëpushimit dhe t’i japin fund menjëherë operacioneve ushtarake”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit