Gyleni e njihte vrasësin e ambasadorit rus Karlov

Mos i humb

Mevlut Mert Altintas, njeriu që vrau ambasadorin rus Andrei Karlov në Ankara vitin e kaluar, e njihte personalisht kreun e grupit terrorist (FETO) Fetullah Gylenin, tha zyra e prokurorisë në Ankara.

Sipas deklaratës, prokuroria kishte arritur të rimarrë të gjitha informatat nga telefoni i Altıntaş si pjesë e hetimit, kryer së bashku me rusët.

Prokurori i Ankarasë Adem Akinçı, i cili kryen pjesën turke të hetimit, ka identifikuar se 22-vjeçari Altıntaş kishte qenë një polic i lidhur me FETO-n. I dyshuari u zbulua gjithashtu se përdorte ByLock, një aplikacion i koduar i mesazheve i përdorur nga anëtarët e grupit.

Gjatë hetimit të vrasjes së Karlovit jane arrestuar edhe pesë persona, përfshirë tre oficerë policie dhe drejtori i transmetuesit Guru Media, Hayreddin Aydinbas.
Njoftimet erdhën në përvjetorin e parë të vdekjes së Karlovit.

Më herët Ankaranë e vizitoi një delegacion i zyrtarëve rusë për tu njohur me zhvillimet e fundit të vrasjes së Karlovit. Delegacioni i përbërë nga një prokuror, një atashe sigurie dhe ekspertët e mjekësisë ligjore u takuan me zyrtarë e Prokurorisë dhe Policisë Turke.

Pas vrasjes së Karlovit më 19 dhjetor 2016, u iniciua një hetim si nga Turqia edhe nga Rusia për të gjetur motivet e vrasjes. Hard disku i Altıntaşit u shqyrtua së pari nga autoritetet turke dhe pastaj nga delegacioni rus, i cili e çoi atë në Rusi me qëllim studimin e diskut duke përdorur metoda alternative, të cilat si përfundim gjetën skedarë të fshirë.

Delegacioni rus zbuloi se dy skedarë me fjalët “Fetullah Gülen”, 690 skedarë me fjalët “Hizmet”, një term që do të thotë “shërbim”, katër skedarë me fjalët “FETÖ” dhe një skedar me fjalët “komuniteti Nur” ishin fshirë nga kompjuteri i Altıntaşit. Ata gjithashtu kërkuan fjalët “al-Kaida”, “al-Nusra” dhe “Daesh” në skedarët e fshirë, por asgjë nuk u gjet lidhur me këto fjalë, raportoi e përditshmja Hürriyet.

Karlov ishte duke folur gjatë hapjes së një ekspozite ruse në një galeri arti në Ankara kur u qëllua për vdekje nga Altıntaş, i cili më vonë u vra në një shkëmbimin zjarri me policinë në nëntor 2016.
Vrasja ndodhi në një kohë të rregullimit të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë. Hetimet zbuluan se Altıntaş ishte anëtar i FETÖ-s, i cila fajësohet për përpjekjen e grusht shtetit të vitit të kaluar në Turqi.

Që nga koha e vrasjes, Ankaraja dhe Moska kanë përparuar gradualisht në ringritjen e mardhënieve të tyre që u prishën nga rrëzimi i një avioni luftarak rus mbi kufirin sirian nga ushtria turke./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit