Hahn, kundër vendimmarrjes unanime në BE: ç’na mëson Trump

Mos i humb

Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn u shpreh kundër praktikës së deritanishme të vendimmarrjes në politikën e jashtme të Bashkimit Europian, duke e zëvëndësuar atë me praktikën e votimit

“Përndryshe BE nuk do të bëhet kurrë një lojtar global”, tha ai në një diskutim në televizionin shtetëror austriak, ORF.

Diplomati i lartë i Brukselit vuri në dukje se në qoftë se ata mbajnë sistemin e unanimitetit në  vendimmarrje, për asgjë dhe çdo gjë, BE-ja nuk do të jetë në gjendje të jetë efektive dhe konkurruese me lojtarë të tjerë globalë si Kina.

Sipas tij, në vjeshtë, Komisioni Europian do të paraqesë një propozim për të lëvizur nga parimi i vendimmarrjes unanime në sistemin e votimit të shumicës.

Hahn theksoi se shembulli i presidentit amerikan Donald Trump tregon qartë se BE-ja nuk ka aleatë e natyrshëm por partnerë, dhe se i duhet mbështetja te vetja.

Edhe kreu i diplomacisë së Luksemburgut, Jean Asselborn u deklarua për heqjen e vendimmarrjes unanime në politikën e jashtme.

Ai tha se po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të arrihet një pozicion i vetëm për çështje të rëndësishme. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit