Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi të jetë specifike, jo precedent

Mos i humb

Marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë specifike, e përshtatur dhe jo një precedent.

Kështu ka deklaruar komisioneri evropian Johannes Hahn për gazetën malazeze “Pobjeda” duke shtuar se ajo duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Pikëpamja e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini si ndërmjetëse në negociata është e qartë dhe ishte i qartë nga fillimi i mandatit të saj – veprimi i përbashkët për një paqe të qëndrueshme midis Serbisë dhe Kosovës dhe në rajon si një tërësi është prioritet kryesor i Bashkimit Evropian “, tha ai.

I pyetur nëse ndryshimet e kufijve janë të pranueshme për BE-në, eurokomisioneri tha se një zgjidhje e qëndrueshme do të thotë një zgjidhje e zbatueshme dhe realiste e bazuar në të drejtën ndërkombëtare./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit