Hahn me Thaçin dhe Vuçiç; Komisioneri: 2018 është viti i Ballkanit

Mos i humb

Komisioneri europian i zgjerimit, Johannes Hahn deklaroi se ka pasur takime të mira në Davos me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Zyrtari i lartë europiann e theksoi edhe një herë se dialogu është vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ai përsëriti edhe një herë se 2018-a mund të jetë “viti i Ballkanit Perëndimor” nëse të gjithë liderët e rajonit vazhdojnë të këmbëngulin për reforma dhe pajtim, duke përfshirë zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

“Është në interesin e Bashkimit Europian që i gjithë Ballkani Perëndimor të ecë përpara. Për këtë duhen përpjekje të fuqishme të të gjitha vendeve. Dialogu është kryesori për përparimin e Serbisë e të Kosovës”, ka shkruar Hahn në “Twitter” në një postim ku ka vendosur fotot nga takimi me Thaçin e Vuçiçin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit