Hahn në Serbi: Kosova, kusht për anëtarësimin në BE

Mos i humb

Serbia duhet të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, e përsëriti mesazhin e bllokut gjatë vizitës në Beograd pasi Komisioni Evropian publikoi strategjinë e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo përcakton një afat deri në 2025 për anëtarësimin e Serbisë e Malit të Zi nëse përmbushin reformat dhe kushtet e domosdoshme. Pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Hahn tha se Bashkimi Europian nuk do të importojë konflikte të pazgjidhura mes vendeve të reja anëtare.

“Serbia duhet të përmbyllë dhe të zbatojë një marrëveshje detyruese ligjore me Kosovën para se të anëtarësohet”, ishte mesazhi i qartë i tij.

Ndërkaq, presidenti serb duke ju referuar kryesisht çështjes së Kosovës, por edhe asaj te kufijve me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kroacinë, tha se para Serbisë ndodhet një mal me pengesë në negociatat me BE.

“Pengesat janë si Himalajet, por nuk do të ishim të parët që janë ngjitur në Malin Everest”, tha presidenti serb.

Sipas tij detyrat më të rënda që dalin nga strategjia e Komisionit Europian, janë për Serbinë. “Ka ardhur koha që te merren vendime, të paguhen çmimet e së kaluarës dhe të zgjidhen problemet e dekadave më parë”-vijoi më tej Vuçiç.

Ai tha se për çështje të tilla të rënda duhet të flasin qytetarët./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit