Hahn në Tiranë, Vasili: Ta nisë “screeningun” nga paratë e pista

Mos i humb

Teksa pasditen e të martës në Tiranë mbërrin eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se BE nuk flet kurrë për paratë e pista.

“A do te flase Hanh me Kryeministrin per parate e pista qe blene edhe Reformen ne Drejtesi se BE ne Tirane bashkejeton me to. BE duhet te kishte si kusht kryesor per hapjen e negociatave me Shqiperine,luften pa asnje kompromis kunder pastrimit te parave te pista. Kjo veprimtari kriminale e dimensioneve shume te medha po shperben ekonomine,bleu Reformen ne Drejtesi dhe po trondit rende ekulibrat sociale te vendit. “Çuditerisht BE ne Bruksel flet shume pak per parate e pista,ndersa BE ne Tirane nuk ka folur dhe nuk flet kurre,bile bashkejeton fort mire ne heshtje me kete fenomen te dimensioneve te frikshme. Departamenti Amerikan i Shtetit ka vene alarmin per pastrimin e parave te pista.Por edhe Banka e Shqiperise ka vene gishtin ne plage. Hanh eshte sot ne Tirane dhe le ta filloje screeningun nga parate e pista te tjerat s’na duhen fare,sepse ne fund te fundit do te kujtohen si denglat e radhës”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit