Hahn: Nuk ka biletë falas për në BE

Mos i humb

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, tha se BE-ja do të pranojë vende anëtare të reja vetëm kur të dyja palët të përfitojnë nga ky proces.
“Në rrugën drejt BE-së, nuk ka shkurtesa apo bileta falas dhe kjo vlen për të gjitha vendet”, tha Hahn në konferencën për zgjerim, të organizuar nga Komitetit për Bashkëpunim Rajonal.

Ai theksoi se zgjerimi i mëtejshëm i BE-së është edhe në interes të institucioneve europiane, sepse bëhet fjalë për krijimin e stabilitetit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimin.

“Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor e dinë shumë mirë se do të vijë deri te zgjerimi vetëm nëse të dyja palët përfitojnë”, tha Hahn.

“Të gjitha çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë të detyrueshme para pranimit”, theksoi Hahn.

Sipas tij, Strategjia për Ballkanin Perëndimor e bën të qartë se rajoni duhet të bëjë reforma dhe ndryshime thelbësore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit