Hajdari akuza Ramës për Listat e Hapura: Mashtrim i madh…

Mos i humb

Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për sa i përket listave të hapura.

Sipas Hajdarit, Rama ka bërë mashtrimin më të madh ndaj popullit shqiptarë për sa i përket listave të hapura, ku sërish sipas saj kandidatët do të jenë sipas kryetarëve.

“Ky do mbahet mend si mashtrimi më i madh i Edi Ramës.

Ku thatë se kandidatët nuk do të zgjidhen më nga kryetarët. Ju keni frikë nga populli.

Ju keni frikë nga vota e qytetarëve nuk u dilni dot përballë. 70% e rinisë do ta braktisi vendin.

Të rrinë andej dhe të mos kthehen më në këtë vend. Janë studentë dhe profesionistë.

Janë të gjithë që duan të ikin dhe ta braktisin këtë vend. Ndiheni krenar për këtë apo jo?

A jeni të kënaqur për këtë? Nëse doni ta fitoni që jeni deputet të nderuar, dilni para popullit, takojini dhe merrni votën e tyre. Mos u mbroni nga listat e kryetarëve.” tha Hajdari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit