Hajdari flet me gjuhën e Ramës, i nxjerr videon e dytë Lulzim Bashës

Mos i humb

Teksa kishte dalë në një konferencë për mediat, pas vendimit për ndryshime kushtetuese, që sjellin hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, që pritet të kalojnë së shpejti në Kuvend, Rudina Hajdari sulmoi vazhdimisht kreun e PD-së Lulzim Basha. Fillimisht ajo nxori videon ku kreu i PD-së kishte deklaruar në 2017 se ato do të ishin zgjedhjet e fundit ku do të kishte lista të mbyllura, dhe në videon e dytë, ku ai bënte premtimin se nuk do të kishte koalicion qeverisës me LSI-në.

Pikërisht në këtë video u mbështet dhe ideja e saj pro heqjes së koalicioneve parazgjedhore, pavarësisht se nuk e kishte propozuar këtë. “Nuk do të qeverisim me LSI-në”, ishte ajo që thoshte Basha në një video të publikuar nga Hajdari, të cilën deputetja e shtoi me pyetjen: kush është Baftjari, e që i referohej pikërisht LSI-së.

Ndërkohë që sa i takon pragut elektoral, Hajdari tha se ajo do të kërkojë që ai të jetë 3% nga 5% që është aktualisht, ndërsa njësoj si ti kishte vetë ajo në dorë të gjitha, ftoi dhe opozitën jashtëparlamentare që të bëhej pjesë e diskutimeve.

“Unë nuk dua të punoj as për familjen Rama, as për familjen Basha dhe as për familjen Meta. Unë dua të kem një alternativë të re, heqja e koalicioneve nuk ka qenë propozimi im, por e kam dhe unë një mendim për këtë. Pragu 5 % është i lartë, ne do të synojmë që pragu të jetë 3%, opozita jashtëparlamentare të vijë, të negociojë, është zgjidhja e tyre që kanë dashur të qendrojnë jashtë”, u shpreh Hajdari.

E pyetur nga ana e gazetarëve nëse vetë ajo do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, Hajdari tha se po punon për një alternativë të re politike, detajet e së cilës do ti bëjë publike në ditët në vijim.

“Kam qenë e qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garoj. Do kemi një moment tjetër kur do të prononcohem për krijimin e një alternative të re. Ka shumë qytetarë që kërkojnë një alternativë të tillë dhe besoj se do kemi kohë qe të flasim për këtë në vazhdim.”- tha Hajdari

Komunikim me mediat lidhur me zhvillimet për reformën zgjedhore.

Gepostet von Rudina Hajdari am Samstag, 11. Juli 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit