Hajdari i drejtohet Ramës : Nëse zgjedh pakicën, je i humbur

Mos i humb

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit mbrojti fort idenë e listave të hapura, si një mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ajo i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të tregojë nëse do të jetë pjesë e shumicës, apo pjesë e asaj pakice, që do e çoj drejt humbjes.

“Në sistemin me lista të mbyllura besojnë vetëm 10%. Partitë e vjetra nuk duan integrimin e Shqipërisë.

Ne që jemi në këtë Kuvend kemi marrë përsipër që të përfaqësojmë shqiptarët që duan lista të hapura. Është një lajm i mirë që kjo gjë të ecë përpara. Ka ardhur koha që Partia Socialiste të zgjedhë anën e saj.

A doni të jeni pjesë e 10% që duan lista të mbyllura, do rrini pas militantëve dhe do t’u shërbeni interesave të ngushta të atyre, apo do bëheni pjesë e shqiptarëve që duan lista të hapura? Ne duhet t’i mbështesim këta qytetarë përmes listave të hapura.

Ne i tregojmë atyre se jo vetëm duam listat e hapura, por zhvillim në vend dhe një Shqipëri që të shkojë drejt BE. Ndaj Edi Rama, nëse do të jesh pjesë e asaj pakice, do të jesh i humbur.

Duhet të tregosh këtu se ti qëndron për atë pjesë të shumicës, të shqiptarëve që duan ndryshim në zgjedhjet e ardhshme.”,- tha Hajdari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit