Hajdari: Opozita parlamentare ka votat e saj solemne dhe s’ka për t’i çuar dëm. Hapje e listave 100%

Mos i humb

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari tha se opozita parlamentare ka votat e saj solemne dhe s’ka për t’i çuar dëm për interesat e ngushta të disa personave.


Duke folur për reformën zgjedhore, ndryshimet kushtetuese dhe debatin për marrëveshjen e 5 qershorit, Hajdari tha se listat nuk duhet t’i hapim në mënyrë fiktive por 100%.

“Nëse kjo opozitë parlamentare nuk ka vend dhe rëndësi hajde ikim të gjithë. I dorëzojmë këto mandate dhe dalim. Por nëse këtu kërkohet vota jonë, opozita parlamentare ka votat e saj solemne dhe s’ka për t’i çuar dëm për interesat e ngushta të disa personave.
Hapja e listave nuk është çështje e disa individëve.

Nuk bëhen në mënyrë të njëanshme. Pa luftën e shumë njerëzve jashtë kuvendit, të shoqërisë civile dhe tonën nuk besoj se kjo betejë do shkonte deri këtu.

Nuk kam as sot besim tek Edi Rama. Kam një thirrje, të vijë në Kuvend. Listat nuk duhet t’i hapim në mënyrë fiktive por 100%.

Të vijnë në Kuvend njerëz me vlera të vërteta, që nuk kanë për t’i kthyer kurrizin njerëzve të thjeshtë, që nuk e shesin bregdetin e Shqipërisë, që nuk i shesin puset e naftës për qejfin e tyre.

Unë sa herë zgjohem nga gjumi dhe dal në rrugët e lagjes sime flas me çdonjërin sepse dua të krenohem që sjell zërin e tyre. Uroj të ndodhë realisht.

Mos të jemi më peng i së shkuarës por të vijmë të punojmë për të ardhmen e Shqipërisë”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit