Hajdari paralajmëron krijimin e partisë së re: Shqiptarët duan një alternativë tjetër

Mos i humb

Një ditë pas daljes publike të liderit të PD-së Lulzim Basha për listat e hapura, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim nga deputetja e opozitës, Rudina Hajdari.

Kjo e fundit në një konferencë për mediat paralajmëroi krijimin e një partie të re si një alternativë për shqiptarët, ndërsa nuk i kurseu sulmet për Bashën. ajo theksoi për këtë të fundit se gënjeu shqiptarët në vitin 2017 për hapjen e listave, pasi u premtoi atyre në zgjedhjet e 2021-it.

Hajdari nga salla e konferencës publikoi një video ku fliste Basha para 3 viteve për këtë çështje.
“Që në 2017 kur PD hapi fushën elektorale premtoi lista të hapura dhe se lista do të zgjidhej nga qytetarët dhe jo më kryetari i partisë. Një zotim që unë e kam marrë seriozisht dhe se kjo do të jetë beteja që unë kam vendosur për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. Pra siç e shikoni ky ishte një premtim që nuk u mbaj dhe në fakt në politikë duhet të mbash një qëndrim të qartë dhe të jesh koherent me publikun. Nuk e di nëse e kam këtë prej origjinës apo i ka ardhur koha që të mbahen premtimet ndaj qytetareve. Dua t’i them qytetarëve që ajo që kërkoj unë të dal si kandidate në një listë të mbyllur ashtu siç u futa në një të tillë si e bija e Azem Hajdarit. Por që nesër të dal si Rudina Azem Hajdari që nuk ka frikë nga vota e qytetarëve dhe ta marrë atë votë me meritë të plotë”,- tha Hajdari.
Duke u ndalur tek alternativa e re që ka ndërmend të krijojë, Hajdari u tregua diskrete dhe tha se: “Kam qenë e qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garoj dhe listat e hapura janë beteja ime kryesore. Do kemi një moment që të artikulojmë diçka më të qartë dhe është normale që të krijojmë një alternativë të re dhe kushtet që çdo kush dëshiron t’i bashkohet alternativës së re që do të shfaqet. Do kemi kohë kur do jem më e qartë për krijimin e partisë së re”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit