Halil Kastrati e frymëzon Pal Lekajn për bamirësi (FOTO)

Mos i humb

Tash e një kohë të gjatë në media diskutohet gjerë e gjatë veprimtaria humanitare e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, e cila udhëhiqet nga humanisti Halil Kastrati. Jo rrallë është thënë se Kastrati bën punën që do të duhej ta kryenin institucionet e shtetit.

Megjithatë, veprimtaria e tij me gjasë ka motivuar Ministrinë e Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga Pal Lekaj.

Kjo ministri, përveç  fushëveprimtarisë institucionale që ka,  kanë menduar që në këto ditë të ftohta dimri të angazhohen në mbledhjen e veshmbathjeve, materialeve ushqimore dhe higjienike, të cilat do t’i dërgojnë tek familjet që jetojnë në kushte të vështira.

Kjo iniciativë është ndërmarrë me iniciativë të Kabinetit të Ministrit Pal Lekaj dhe do të zhvillohet gjatë 10 ditëve në vijim. Një i tërë është i angazhuar që të merret me mbledhjen, paketimin, klasifikimin dhe shpërndarjen e ndihmave ndërsa pjesëmarrja në këtë aktivitet është e hapur jo vetëm për punonjësit e kësaj ministrie, por edhe për publikun e gjerë, të cilët ftohen kontribuojnë brenda mundësive të tyre.

“Përtej punës profesionale për të cilën jemi të thirrur, ne jemi qenie njerëzore dhe si të tilla duhet të mendojmë dhe veprojmë. Andaj, kjo nismë është edhe një mesazh pozitiv që të angazhohemi bashkërisht t’i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë me aq sa kemi mundësi, që edhe ata të jetojnë më mirë”, thonë nga Ministria e Infrastrukturës.

Pakot e ndihmave mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 09:00 në ambientet e Ministrisë së Infrastruktuës.

Përndryshe, sipas deklarimit të pasurisë, Pal Lekaj rezulton të jetë një prej politikanëve më të pasur në vend./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit