Haliti: Qëndrimi i gjatë i PDK-së në pushtet ndikoi në rezultat

Mos i humb

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se propaganda e madhe kundër PDK-së dhe të qenit gjatë në pushtet kanë qenë dy nga arsyet e rezultatit të dobët të kësaj partie në zgjedhjet lokale.

Ai ka theksuar se edhe koalicioni i përbashkët për zgjedhjet e përgjithshme nuk ka funksionuar për zgjedhjet lokale, dhe kjo ka pasur koston e vet.

“Nuk e praktikoj shumë të jap komente për rezultatin e zgjedhjeve, por kjo është diçka që u ndodh të gjitha partive të cilat për një periudhë të gjatë janë në pushtet”, ka thënë Haliti për “Epoka e re”, kur është pyetur për rezultatin e PDK-së në këto zgjedhje.

Haliti ka thënë se PDK-së i duhet një analizë e thellë, për të parë se çka nuk ka funksionuar te struktura e saj.

Deputeti i PDK-së ka vlerësuar se nëse është nevoja, edhe strukturat qendrore të kësaj partie duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit