Hamas shfaq gatishmëri për shkëmbim të të burgosurve me Izraelin

Mos i humb

Indikacionet e para mbi efektivitetin e vaksinës kundër COVID-19, mund të jenë gati

Indikacionet e para mbi efektivitetin e një vaksine potenciale kundër koronavirusit, mund të dihen gjatë vjeshtës, tha kreu i aleancës së vaksinave...

Rusia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19

Numri i të vdekurve në shkallë vendi nga virusi është rritur në 3.807. Ndërkohë, numri i të shëruarve është gjithashtu më i...

Apeli i IKSHPK-së: Asgjë nuk ka përfunduar, virusi ende ne mesin tonë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu është drejtuar sërish qytetarëve me një apel të fortë...

Kosovë : 9 pacientë me Covid-19 në Infektivë, 2 në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot janë të hospitalizuar 11 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej...

Grupi palestinez Hamas ka njoftuar se do të “sillej me përgjegjësi” ndaj çdo “përgjigjeje të vërtetë” ndaj nismës së saj të shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin, transmeton (AA).

“Ne do të sillemi me përgjegjësi ndaj çdo përgjigjeje të vërtetë për iniciativën e udhëheqësit të lëvizjes në Rripin e Gazës, Yahya Al-Sinwar, në lidhje me ushtarët izraelitë të kapur nga Brigadat al-Qassam, për të lëshuar një numër të të moshuarve, grave, të sëmurëve dhe fëmijëve palestinezë të burgosur”, u shpreh zëdhënësi i grupit Hazem Qassim në Twitter.

Të enjten e kaluar, udhëheqësi i Hamasit tha se grupi ishte i gatshëm të iniciojë një shkëmbim të të burgosurve me Izraelin.

Të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri thirrje për “dialog të menjëhershëm përmes ndërmjetësve” për izraelitët e zhdukur në Gaza.

Kjo është hera e parë që Izraeli shpreh gatishmëri për bisedime për katër izraelitë të zhdukur që nga lufta e Gazës në vitin 2014.

Në prill të vitit 2016, krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, për herë të parë njoftoi se kanë kapur 4 ushtarë izraelitë, duke mos dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore apo emrat e tyre, përpos publikimit të emrit të ushtarit Shaol Aron.

Hamas ka këmbëngulur që Izraeli të lirojë të burgosurit palestinezë të ri-arrestuar menjëherë pasi ata u liruan gjatë një shkëmbimi të të burgosurve në vitin 2011.

Në fund të konfliktit të vitit 2014, qeveria izraelite njoftoi humbjen e “trupave” të dy ushtarëve në Rripin e Gazës, përkatësisht Oron Shaul dhe Hadar Goldin.

Megjithatë, në qershor të vitit 2016, Ministria e Sigurisë e Izraelit ndryshoi klasifikimin e tyre si “të zhdukur dhe të zënë rob”

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rusi, rritet mbi 370 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit...

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për shtetasit e Serbisë është politik

Ai para gazetarëve tha se Serbia nuk do të marrë vendim për ndalimin e shtetasve malazezë në kufijtë e tyre.

Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12...

Japonia ka përgatitur pakon më të madhe të stimujve ekonomikë në botë

Sipas mediave japoneze, buxheti shtesë rekord u miratua nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë...

Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 622 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa Instituti për shëndet...