Hamasi pret nga OBI “mbështetje për rezistencën e Kudsit”

Mos i humb

Zëdhënësi i Hamasit, Sami Ebu Zuhri bëri thirrje që në Samitin e Jashtëzakonshëm të Liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të “Merret vendim në drejtim të fuqizimit të rezistencës së Kudsit”.

Ebu Zuhri, foli për Samitin e Liderëve të OBI-it të mbledhur në Stamboll me thirrjen e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, tha se e çmojnë rolin që ka ndërmarrë Turqia për mbështetjen e kauzës së Palestinës.

“Ftoj shtetet pjesëmarrëse në Samit, që tanimë në vend të deklaratave me shkrim të marrin vendime të cilat do të fuqizojnë rezistencën e popullit dhe qytetin e Kudsit kundër vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump”, tha Zuhri.

Duke vënë në dukje se përkundër të gjitha fushatave për shpifje të Izraelit, populli palestinez është pranë presidentit Erdoğan, Ebu Zuhri thotë se “Fushatat e shpifjeve të bëra nga pala izraelite tregojnë se Turqia qëndon në vend të duhur”.

“Intifada përhapet ditë për ditë”

Ai tha se i çmojnë reagimet e të gjithë muslimanëve duke filluar nga populli turk, të cilët dolën nëpër rrugë kundër vendimit të Trumpit për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”. Zuhri thotë se puna e presidentit Erdoğan në këtë drejtim është tejet e çmueshme.

Lidhur me zemërimin e popullit palestinez për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” nga Trumpi, Ebu Zuhri tha se:

“Të gjithë palestinezët janë dakord që ta kundërshtojnë vendimin e SHBA-ve. Reagimet po rriten dita ditës në të gjitha rajonet e tokave palestineze, të cilat ndodhen nën pushtim. Ne jemi në dijeni se Izraeli po kryen arrestime dhe po përdor forcë joproporcionale në protesta, për të penguar përhapjen e Intifadës. Por, përkundër kësaj Intifada përhapet ditë për ditë dhe besojmë se pushtuesi i cili përpiqet që ta pengojë këtë do të dështojë”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një konferencë për media të mbajtur më 6 dhjetor deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e KS të OKB-së në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Kudsit Lindor dhe shpalljen e qytetit si kryeqytet të Izraelit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit