Hamza inkurajon përfaqësuesit e BERZh-it për mbështetje të sektorit privat

Mos i humb

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) Zsuzsanna Hargitai, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Kosovës dhe BERZh-it.

Gjatë takimit Ministri Bedri Hamza, theksoi se BERZh-i paraqet njërin ndër partnerët kryesor për Kosovën për realizimin e projekteve me rëndësi. Ministri theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bankës për sektorin privat dhe inkurajoi Bankën për mbështetje të vazhdueshme të këtij sektori.

“Sektori privat është bartës kryesor i zhvillimit dhe rritjes ekonomike në vend andaj mbështetja e Bankës është e domosdoshme për të arritur këtë qëllim. Sa i përket sektorit publik ky vit pritet të jetë vit i realizimit të projekteve për të cilat konstruksioni financiar është i siguruar”, ka shtuar ministri Hamza.

Ndërsa, drejtoresha e BERZh-it Zsuzsanna Hargitai vlerësoi lartë bashkëpunimin e Bankës me institucionet e Kosovës dhe shtoi se për projektet me rëndësi strategjike mbështetja e BERZh-it nuk do të mungojë.

Ajo gjithashtu theksoi se BERZh do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për sektorin privat dhe publik përmes formave të ndryshme të asistencës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit