Hamza: Nuk do marrim huamarrje që e fut vendin në borxh publik

Mos i humb

Rritje të buxhetit do të ketë në të gjitha kategoritë ekonomike gjithashtu edhe në nivelin lokal, kështu u shpreh sot ministri i Financave Bedri Hamza duke folur rreth planifikimit të shpenzimeve në Komisionin për buxhet dhe Financa.

“Duke u bazuar në rritjen e të hyrave kemi bërë planifikim edhe për shpenzimet. Do të ketë rritje të theksuar në rritjen e kapitalit publik, rritje do të ketë për të gjitha kategoritë ekonomike, rritje do të ketë edhe në nivelin lokal”, tha Hamza.

Me tutje, ministri Hamza theksoi se deficiti buxhetor do të jetë 2% në bruto-produktin vendor që është i lejuar.

“Kemi rritje të planifikuar mbi shpenzimet rrjedhëse. Deficiti buxhetor do të jetë 2% në bruto-produktin vendor e që është i lejuar. Ky nivel i deficitit do të kombinohet me huamarrje të jashtme dhe të brendshme. Do të ketë huamarrje por asesi huamarrje që dëmton vendin dhe fut në borxh publik”, u shpreh Hamza./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit