Hamza: Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 4.6 për qind

Mos i humb

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar para komisionit për Buxhet e Financa projekt- buxhetin për vitin 2018.

“Në lidhje me prioritetet ekonomike ekipi i Ministrisë së Financave, duke u bazuar në të dhënat e fundit kemi bërë projeksionet për rritje ekonomike e cila do të jetë 4.6 për qind në terma reale ndërsa ato nominale do të jetë mbi 6 për qind”.

“Të hyrat nga ATK do të jenë 446 milionë euro, të hyrat nga dogana pritet të jenë 1 miliard e 875 milionë euro. Shpenzimet buxhetore janë rritur për 15 për qind. Në kuadër të shpenzimeve: Paga dhe mëditje 589 milionë euro. Ky buxhet parasheh rritjen e pagave për sektorin publik nga 1 janari 2018. Për subvencione e transfere parashihen 525 milionë euro. Mallra dhe shërbime vlera 264 milionë euro, apo një rritje prej 7.9 për qind në raport me buxhetin 2017. Shpenzimet kapitale kanë shënuar rritje në 10.8 për qind ”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit