Hani boronica për shëndet më të mirë

Mos i humb

Boronicat janë burim shumë i mirë i antioksidantëve.

Ky burim ngadalëson plakjen, përmirëson shikimin dhe ndihmon personat e sëmurë nga kanceri derisa lëngu i boronicave ndihmon shumë për personat që janë anemikë.

Nëse dëshironi të jeni të shëndetshëm dhe të humbni peshë ju duhet t’i përfshini boronicat në menynë tuaj ditore.

Boronicat kanë aftësinë që të pastrojnë mëlçinë dhe enët e gjakut, duke parandaluar kështu krijimin e dhjamit, transmeton Klan Kosova.

Përfitimet e këtij fruti janë të shumta, derisa çdo ditë e më shumë po zbulohen përfitime të reja të dobishme shtesë që boronicat kanë për organizmin tonë.

Përveç që boronicat kontribuojnë në humbjen e peshës, ky frut ndihmon edhe në ruajtjen e shëndetit të zemrës.

Por keni parasysh se efektet pozitive të boronicave janë më të forta nëse konsumohen bashkë me një regjim ushqimor me pak kalori.

Boronica gjithashtu është e dobishme për lehtësimin e dhimbjeve menstruale dhe mban nivelin e shtypjes së gjakut në nivele normale.

Shumë të mira të tjera vijnë nga konsumimi i boronicës, veçanërisht nëse konsumohet si çaj për trajtimin e dhimbjes së fytit dhe parandalimin e problemeve të qarkullimit të gjakut.

Boronica ka ndikim pozitiv edhe në memorie, veçanërisht tek personat e moshuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit