“Hapet” çështja e ÇEZ, Balla: Gjykata rrëzoi prokurorinë

Mos i humb

Gjykata kthen për hetim çështjen për privatizimin e OSHEE dhe për socialistin Taulant Balla, ish kreu i komisionit hetimor të CEZ, në një deklaratë për mediat, ky është një lajm i mirë.

“Për fat të mirë gjykata e Tiranës vendosi rikthimin e kësaj çështje për një hetim më të thellë dhe ashtu siç u shpreh gjyqtari i çështjes, ku u lanë dhe detyrat paraprake për të kryer nga ana e Prokurorisë.

Kemi vendim gjykate sot që u kërkon këtyre personave të paraqiten para prokurorisë për të dhënë shpjegimet e tyre. Kujtoj këtu se prokurorja e çështjes kërkonte mbylljen e hetimit pa thirrur asnjë nga këta persona. Kujtoj që në dosjen e kallëzimit bërë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë nëraportin e miratuar me 74 vota, është miratuar dhe denoncimi lidhur me shoqëritë e mbledhjes së borxheve, ku ndër to në raport, Kuvendi i Shqipërisë tregon dhe lidhjet e Sali dheShkëlzen Berishës me shtetasin Kastriot Ismailaj”, tha mes të tjerash Balla.

Sipas Ballës dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar është 414 milionë euro./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit