Hapet CoVid-2, spitali “Shefqet Ndroqi” realizon kirurgjinë e parë të një paciente të prekur nga COVID-19

Mos i humb

Thaçi: Iu hap rruga krijimit të qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi në një konferencë për shtyp se ka pranuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes...

Kjo do ta pengojë prishjen e mishit

Nëse tashmë keni blerë sasi të mëdha mishi për rezervë, është e nevojshme të dini si ta vendosni drejt atë mish në...

Nuk ka marrëveshje edhe pas 9 orë negociata në Ambasadën e SHBA-ve, nesër takim tjetër

Ka përfunduar takimi maratonë i Këshillit Politik dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Në një deklaratë për shtyp...

Durrës: Sekuestrohen 700 mijë lekë mallra ushqimore të padeklaruara

Një sasi e konsiderueshme mallrash ushqimore të padeklaruara u sekuestruan këtë të hënë në degën doganore të Durrësit. Mallrat...

Tiranë- Hapet spitali i dytë COVID. Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend. Spitali “Shefqet Ndroqi” ka pritur pacientin e parë, një ndërhyrje kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë publik lajmin gjatë një komunikimi online.

“Kemi hapur edhe spitalin Covid 2, spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ka pritur pacientin e parë. Një rast suksesi i ekipit të kirurgjisë së këtij spitali, me mjekët kirurgë, anestezistë, infermierët dhe i gjithë stafi që kanë kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjikale tek një e re e prekur nga COVID-19”, bëri të ditur Manastirliu.

Manastirliu bëri të ditur se pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë transferuar në Elbasan, duke shtuar se në spitalin COVID 2, janë organizuar ekipet mjekësore që do të shërbejnë në këtë spital, ndërsa në spitalin infektiv po vijon trajtimi i pacientëve me covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë tha se kjo situatë do të kalohet duke respektuar të gjithë Paktin e Madh për Shëndetin.

“Ne do të vazhdojmë t’ju shërbejmë me përkushtimin dhe sakrificën e mjekëve, infermierëve, epidemiologëve tanë të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar me korrektësi dhe transparencë maksimale çdo ditë, çdo orë, për çdo zhvillim. Ndërsa JU, ju do të vazhdoni të zbatoni rigorozisht masat e higjenës dhe të distancimit social, si i vetmi mjet për të ndërmuar njëri-tjetrin në kët betejë të përbashkë”, tha Manastirliu

Aktualisht në Shqipëri janë 212 raste të konfirmuara pozitivë me COVID-19, dhe janë kryer 1436 teste në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Përfundon takimi i Soreca, Yuri Kim, Norman dhe Borchardt

Që prej orës 11:00 në zyrën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u mbajt takimi mes tij dhe ambasadorëve të...

Austri : 40 milionë euro investim për zgjerimin e infrastrukturës së biçikletave

Ministrja e Mbrojtjen së Klimës në Austri, Leonore Gewessler, ka bërë të ditur se është duke investuar 40 milionë euro në zgjerimin...

Avokati nuk paraqitet, shtyhet për në 10 qershor seanca e Kajmakut

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në 10 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Shkak i...

Mbretëria e Bashkuar pret Samitin Global të Vaksinave: Askush nuk mund ta prodhojë atë i vetëm

Sot në Londër është mbledhur Samiti global i vaksinave i organizuar nga Gavi, aleanca globale për vaksinat dhe nga qeveria britanike.

Meta nxjerr dekretin, kush është emri i propozuar

Arben Shehu është emri i zgjedhur nga Meta që i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë...