Hapet një spital tjetër të urgjencave në Stamboll

Mos i humb

Spitali i Urgjencave i sapohapur në Yeşilköy të Stambollit u emërua me emrin e Prof. Dr. Murat Dilmener, mjekut dhe akademikut turk që më 3 maj ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishte presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, zv/presidenti Fuat Oktay, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe zyrtarë të tjerë të lartë. 

Duke folur në ceremoninë e hapjes, presidenti Erdoğan theksoi rëndësinë e spitaleve të urgjencave. 

“Falenderimi i takon Allahut, ne kemi parandaluar përhapjen e pandemisë edhe pa nevojë për një kapacitet shtesë që krijuam këtu (në spitalin e ri)”, tha Erdoğan.

Erdoğan tha se spitalet e urgjencave të vendosura në shërbim në Turqi vetëm në dy muaj gjatë krizës së pandemisë përbëjnë një “model shembullor”. 

Të premten, Turqia hapi një spital tjetër të urgjencave në Stamboll, të emëruar Dr. Feriha Öz, patologe turke me famë botërore e cila ndërroi jetë nga virusi në muajin prill.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, duke arritur në pothuajse 127 mijë. 

Numri i rasteve të zbuluara me koronavirus aktualisht është 163.103, përfshirë 4.515 vdekje. 

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën, kjo pandemi ka marrë jetën e pothuajse 370 mijë personave, me mbi 6 milionë raste të zbuluara dhe mbi 2.5 milionë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit