Hapet panairi i 88-të i automjeteve: 180 ekspozues, 110 premiera botërore

Mos i humb

Ministri federal Guy Parmelin, në resorin e të cilit është mbrojtja dhe sporti (VBS) ka bërë sot hapjen solemne të Panairit të automobilëve (Autosalon) në Gjenevë.
Në këtë panair, prodhimet e tyre më të reja i ekspozojnë 180 prodhues nga e gjithë bota. Kjo festë e madhe e automobilizmit që zgjat 11 ditë, pritet të vizitohet nga 700 mijë veta.

Përpikmëria, ekologjia dhe siguria, këto janë tri parimet mbi të cilat, sipas tij, mbështetet mobiliteti modern. Duke marrë parasysh këto kritere, shpeshherë transportuesit publikë dhe në veçanti hekurudha, shpeshherë është privilegjuar, ka thënë ministri. Por, ka shtuar ai, duhet pasur parasysh se jo të gjithë banorët e Zvicrës banojnë në qytete ose në afërsi të ndonjë stacioni hekurudhor. Së këndejmi, jo të gjithë punojnë ose bëjnë furnizimet në vendin ku banojnë, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye do të ishte e gabuar që t`i vejmë “në garë” rivaliteti mjetet e ndryshme të transportit.

Parmelin kishte shkuar në Gjenevë me tren dhe pastaj këmbë deri në qendrën e panaireve.

Pas fjalës së tij të hapjes ai me përfaqësuesit e medieve ka bërë vizitën tradicionale të një numri ekspozuesish në panair.

Panairi i 88-të i automobilëve i nisur sot, mbyllet më 18 mars. 180 ekspozuesit do të prezantojnë 110 premiera europiane dhe botërore.

Përveç rreth 10 mijë përfaqësuesve të medieve, organizatorët presin rreth 700 mijë vizitorë. Vend me rëndësi në këtë panair zënë automobilët që kursejnë energji dhe ata që vihen në lëvizje me burime alternative të energjisë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit